Çmenduri në finalen e Botërorit të Klubeve, portieri i PSG pret 4 penallti, francezët e Luis Enrique në majën e globit! Brazilianët e Flamengo të pafat

Çmenduri në finalen e Botërorit të Klubeve, portieri i PSG pret 4 penallti, francezët e Luis Enrique në majën e globit! Brazilianët e Flamengo të pafat

Dec 17, 2025 | 21:03






























Finalja e Botërorit të Klubeve 2025, mes francezëve të PSG dhe brazilianëve të Flamengo ka qenë një çmenduri e vërtetë, me emocione deri në frymën e fundit të saj: Gjuajtjen e penalltive.

psg1

Dhe padyshim që kishte një hero, portieri i ri i talentuar i PSG, Sofonov, basti i trajnerit Luis Enrique, që për të largoi italianin Donaruma.

Gardiani priti plotë 4 penallti, duke i dhënë skuadrës së tij fitoren e trofeut.

portieri

Gjuajtja e penalltive përfundoi me rezultatin 2-1 për francezët, teksa edhe këta të fundit humbën dy prej gjuajtjeve.

Por Sofonov i ka thënë JO 4 kundërshtarëve, që drejtohen nga tekniku ish-lojtar i Atletiko Madrid, Felipe Luis, e që ka fituar gjithçka në Amerikën Latine me skuadrën e tij.

psg 2

Loja e rregullt përfundoi në barazim 1-1 dhe koha shtesë nuk e ndryshoi këtë rezultat deri te gjuajtja e 11-metërshave.

Francezët kaluan në avantazh në minutën e 32-të të pjesës së parë me Karatschvella dhe më pas brazilianët barazuan me Jorginho në minutën e 62-të të pjesës së dytë.

Goli i Kvaratskhelia: (VIDEO)

Goli i Jorginho: (VIDEO)

Penalltitë: (VIDEO)

© Panorama.al



Te lidhura














 












Source link

Scroll to Top