PSG thyen tabunë e francezëve në Kupën Interkontinentale, më parë në vend të tyre ishte paraqitur… Milani

PSG thyen tabunë e francezëve në Kupën Interkontinentale, më parë në vend të tyre ishte paraqitur… Milani

Dec 17, 2025 | 12:00






























PSG do të luajë sot ndaj Flamengos finalen e Kupës Interkontinentale në Doha të Katarit, Një ndeshje që shënon praninë për herë të parë të një skuadre franceze në një finale të tillë.

psg

Këtë ndeshje e luan zakonisht fituesja e Ligës së Kampioneve, por në edicionin e mëparshëm kur një klub francez kishte fituar trofeun, 1992-1993, ekipi nuk u lejua të merrte pjesë. Ajo skuadër ishte Olimpik Marseja, e cila kishte mundur në finale Milanin me shifrat 1-0.

Por pas asaj finaleje të fituar, klubi francez u pezullua për shkak të skandalit të korrupsionit që përfshiu presidentin e saj, Bernard Tapi. Ndaj në finalen e Kupës Interkontinentale asokohe u paraqit Milani, që u ndesh me Sao Paulon dhe u mund me shifrat 3-2.

PANORAMASPORT.AL

© Panorama.al



Te lidhura














 












Source link

Scroll to Top