Amorim i inatosur pas 8 golave: Dhamë ‘show’, por duhet të fitonim

Amorim i inatosur pas 8 golave: Dhamë ‘show’, por duhet të fitonim

Dec 17, 2025 | 10:05






























Trajneri i Mançester Junaitid, Ruben Amorim, doli në një deklaratë për shtyp pas barazimit 4-4 kundër Bornmuth në raundin e gjashtëmbëdhjetë të Premier Ligës, që u zhvillua në stadiumin mitik, “Old Trafford”.

AMORIM

“Padyshim ishte një ‘show’, një ndeshje e këndshme për të gjithë ata që e ndoqën nga shtëpia. Besoj se e nisëm lojën shumë mirë dhe zhvilluam një pjesë të parë të shkëlqyer”. Ndër të tjera, tekniku portugez shtoi: “Rezultati duhet të kishte qenë krejtësisht ndryshe. Pastaj, në gjashtë minutat e para të pjesës së dytë, ngjashëm me atë që ndodhi kundër Notingem Forest, humbëm përqendrimin dhe pësuam dy gola. Por arritëm të ktheheshim në ndeshje dhe shënuam përsëri dy gola, dhe pas kësaj, na u desh ta përfundonim ndeshjen.

Në fund të takimit, kur rezultati arriti në 4-3, pata një ndjesi se do të vazhdonim të bënim presion dhe të shënonim një gol tjetër. U përpoqëm, por në fund, ndeshja përfundoi në barazim. Ka shumë aspekte pozitive, por edhe shumë gjëra mbi të cilat duhet të punohet. Ndonjëherë humbasim ndeshje për shkak të detajeve të vogla. Nuk ka të bëjë me të luajturit me katër, tre ose pesë mbrojtës”, përfundoi Amorim, dukshëm i zhgënjyer që nuk u ruajt avantazhi, që mund të kishte sjelllë fitoren.

Nga ana tjetër, analisti i “Sky Sports” dhe ish-mbrojtësi i Liverpulit, Xhemi Karrager, e ka lavdëruar ndeshjen emocionuese 4-4 midis Mançester Junaitid dhe Bornmuth, duke e quajtur atë ndeshjen më të mirë të sezonit të Premier Ligë deri më tani.

“Ne nuk donim që kjo të mbaronte dhe na dukej sikur as gjyqtari nuk donte. Ishte sikur po luante golin e radhës, atë të fitores në fund. Do të thoja se pamë padyshim ndeshjen më të bukurtë sezonit, deri më tani. Kjo është ajo që e bën Premier Ligën kampionatin më të madh, produktin më të madh, ose quajeni si të doni, në botë… Për pjesën më të madhe të ndeshjes, do të thoja se Junaitid ishte absolutisht fantastik. Burnemuth nuk ishte në garë në pjesën e parë, por ishte fantastik në pjesën e dytë. Çfarë ndeshjeje! E shkëlqyer”, ka thënë Karrager.

PANORAMASPORT.AL

© Panorama.al



Te lidhura














 












Source link

Scroll to Top