“Ofendoi kreun e Kuvendit”/ PS kërkoi përjashtimin e Bardhit me 30 ditë, Komisioni i Etikës mblidhet të hënën


"Ofendoi kreun e Kuvendit"/ PS kërkoi përjashtimin e Bardhit

bardhi-peleshi në seancën e 16 tetorit

TIRANË- Komisioni i Etikës do të mblidhet të hënën në orën 09:30, për të shqyrtuar kërkesën e socialistëve, të cilën kërkojnë përjashtimin për 1 muaj nga Kuvendi të kreut të Grupit Parlamentar të PD-së, Gazment Bardhi.

Grupi Parlamentar i Partisë Socialiste bëri kërkesë drejtuar për përjashtimin e Bardhit, me pretendimin se demokrati ka thyer në mënyrë të përsëritur Rregulloren e Kuvendit. Në kërkesën e firmosur nga 14 deputetë socialistë, theksohet se Bardhi ndërhyri me tone agresive dhe ofendoi kryeparlamentarin Niko Peleshi.

“Në seancën e datës 16 tetor 2025, gjatë zhvillimit të diskutimeve mbi çështjet e rendit të dites, ku konkretisht po raportonte Komisioneri për Mbrojtjen nga Diskriminimi, deputeti Gazment Bardhi, ndërhyri në mënyrë të përsëritur me tone agresive, duke ndërprerë folësin, duke përdorur fjalë shumë të rënda fyese ndaj Kryetarit të Kuvendit, veprime që përbëjnë shkelje të rëndë të rregullores dhe etikës parlamentare”, thuhet në shkresën e socialistëve ku kërkohet mbledhja e Sekretariatit të Etikës. 

Debatet dhe incidentet nuk munguan në seancën e së enjtes, ndërsa Gazment Bardhi u përfshi në një moment të tensionuar me kreun e Kuvendit, pasi ky i fundit nuk i dha fjalën. Pas disa paralajmërimve, Peleshi e përjashtoi Bardhin nga seanca, e cila u ndërpre për 5 minuta./ZËRI

Poll



Source link

Scroll to Top