Talenti shqiptar, Flavio Sulejmani, ishte protagonist me ekipin U-20 të Lacios, teksa shënoi golin e dytë në barazimin 2 me 2 që skuadra e tij regjistroi kundër Torinos U-20.

19-vjeçari u aktivizua në minutën e 64-t, në përballjen e vlefshme për javën e 16-të të kampionatit, teksa në minutën e 90+3, me një gjuajtje vrastare prej një bomberi të vërtetë brenda zonës, arriti ta dërgonte topin në cepin e majtë të portës, duke “vulosur” edhe shifrat 2 me 2.
Për Sulejmanin ky ishte goli i pestë në 14 ndeshje në kampionat. Sulmuesi nuk është shqiptari i vetëm tek ekipi U-20 i Lacios, teksa pjesë e tij është edhe Kledi Marinaj, që nuk u aktivizua në këtë përballje.
GOLI I SULEJMANIT: VIDEO
ILDI MEROLLI – PANORAMASPORT.AL








