VIDEO/ Arsye e pazakontë, shtyhet me 30 minuta ndeshja e Barcelonës në Kupën e Mbretit pasi pritej një firmë

VIDEO/ Arsye e pazakontë, shtyhet me 30 minuta ndeshja e Barcelonës në Kupën e Mbretit pasi pritej një firmë

Dec 16, 2025 | 20:39






























Ndeshja e sotme e Kupës së Mbretit mes Gadalahara të kategorisë së tretë dhe Barcelonës, ishte planifikuar të niste në orën 21:00. Por starti i takimit në fjalë është vendosur të shtyhet me 30 minuta, për një arsye të pazakontë.

dfggfdfdgfdgdgfdfgfdgdfg

Ndeshja luhet në stadiumin e skuadrës së Guadalahara, i cili normalisht mban rreth 6500 tifozë. Meqë interesi për të parë Barcelonën ka qenë jashtëzakonisht i madh, klubi kishte ndërtuar me shpejtësi tribuna shtesë me skelet metalik vetëm për këtë ndeshje, që të çohej numri në 8 mijë persona.

Gjithsesi, deri një orë para fillimit zyrtar të takimit, askush nuk u lejua të hynte në impiant. Kjo, pasi bashkia nuk kishte dhënë ende miratimin për sigurinë e këtyre tribunave shtesë.

Kësisoj, të gjithë tifozët u mbajtën jashtë derisa u mësua se në Bashki po hidhej firma në dokumentin që do të lejohej hapja e tribunave, edhe atyre shtesë.

PANORAMASPORT.AL

© Panorama.al



Te lidhura














 












Source link

Scroll to Top