FOTO/ E pret Napoli, mesfushori anglez bëhet temë e nxehtë te Mançester Junajtid! Apeli i të vëllait në stadium: Lirojeni

FOTO/ E pret Napoli, mesfushori anglez bëhet temë e nxehtë te Mançester Junajtid! Apeli i të vëllait në stadium: Lirojeni

Dec 16, 2025 | 10:20






























Situata e Kobi Maino po bëhet një temë e nxehtë te Mançester Junajtid.

2024-02-01t221539z-2065045039-up1ek211pu1d1-rtrmadp-3-soccer-england-wlv-mun-report

Gjatë ndeshjes së Premier Ligës kundër Bërnmuth, e cila përfundoi me një barazim dramatik 4-4, Xhordan Maino-Hames, vëllai i mesfushorit të “Djajve të Kuq”, u fotografua pranë fushës duke veshur një bluzë ku shkruhej “Free Kobbie Mainoo ” (Lirojeni Kobi Maino).

0

Nuk është sekret që mesfushori anglez dëshiron të largohet nga Junajtid për shkak të kohës së kufizuar të lojës që po gjen, me Napolin të cilët janë gati ta mirëpresin atë me krahë hapur në janar.

Fotografia, e postuar nga vetë Xhordan në llogarinë e tij në Instagram, menjëherë shkaktoi një sërë diskutimesh rreth të ardhmes së anglezit.

Ndërsa lojtari dhe Ruben Amorim janë të hapur për një transferim në janar , sipas  The Guardian, Mançester Juanjtid aktualisht nuk duket aq i bindur ta lërë të largohet në janar sepse drejtuesit e Djajve të Kuq besojnë se ai ka një të ardhme në klub, duke qenë se ai është gjithashtu një produkt i Akademisë.

Ndërkohë, Napoli vazhdon të shpresojë dhe të përpiqet të zhbllokojë marrëveshjen , e cila aktualisht nuk duket se po ecën përpara. Me një Kupë Bote shumë afër, qëllimi i Maioo është të luajë sa më shumë të jetë e mundur në një përpjekje për t’u rikthyer në skuadrën e trajnerit të Anglisë, Tomas Tuhel.

PANORAMASPORT.AL

© Panorama.al



Te lidhura














 












Source link

Scroll to Top