Santiago Himenez po mendon t’i nënshtrohet një ndërhyrje kirurgjikale për t’i dhënë fund situatës së dhimbjeve në kavilje që e kanë penguar që të japë maksimumin e tij dhe e kanë lënë jashtë në muajin e fundit jashtë fushave të lojës.

Sulmues i Milanit ka udhëtuar drejt Holandës, te profesori Gino Kerkhofs, i cili është specialist për ndërhyrjet në kavilje dhe rikuperimin. Ai nuk ka vendosur ende, por ky konsultim mund ta shtyjë drejt një ndërhyrje kirurgjikale.
Si fillim, futbollisti nuk do t’i bashkohet ekipit në Riad, ku Milani do të luajë për Superkupën e Italisë, por bashkë me personat më të afërt do të marrë vendimin për të ardhmen. Nëse do i nënshtrohet ndërhyrjes kirurgjikale në kavilje, Himenez pritet të jetë për një tjetër muaj jashtë fushave të lojës, e mbi të gjitha do të shmanget plotësisht mundësia që të largohet gjatë merkatos së janarit, siç ishte menduar fillimisht.
PANORAMASPORT.AL








