I rrezikon rekordin, Hysaj për futbollistin e Kombëtares: I vetmi, mblidhte topat kur isha tek…

I rrezikon rekordin, Hysaj për futbollistin e Kombëtares: I vetmi, mblidhte topat kur isha tek…

Dec 15, 2025 | 21:36






























Elseid Hysaj me 95 ndeshje është futbollisti me më tepër paraqitje te Kombëtarja e Shqipërisë. Në ceremoninë e “Topit të Artë 2025” në Shqipëri, Hysaj u shpreh se shikon Kristjan Asllanin që është drejt së njëjtës rrugës. Ky i fundit numëron 38 paraqitje deri tani, ndërsa është vetëm 23 vjeç.

hysaj

Batutat e Hysajt nuk mund të mungonin gjatë kësaj mbrëmje.

Cili nga lojtarët e rinj të Kombëtares do të thyejë rekordin tënd? “Të them të drejtën është njëri që besoj mund ta kalojë atë rekord, ai është Kristjan Asllani. Besoj i vetmi që mund ta kalojë rekordin, por nuk është se mund ta pengoj. Ai është rritur me mua. Kur isha tek Empoli, ai po mblidhte topat dhe unë po luaja. E vetmja gjë që mund t’i them është ishalla vazhdoj dhe disa vjet unë dhe të luajmë bashkë. Kështu të paktën e shty rekordin.

Gjithsesi rekordet janë bërë të thyhen. Unë ia kam thyer Lorik Canës që është legjenda e Kombëtares. Do vijë edhe ai do ma thyejë mua. Thjesht ta gëzojmë dhe të na mbesë emri në Kombëtare. E vetmja gjë që mund të bëj ta pengoj, është që të luaj edhe unë më shumë. Sa më shumë unë ndeshje unë, më e vështirë për të”, u shpreh Hysaj.

PANORAMASPORT.AL

© Panorama.al



Te lidhura














 












Source link

Scroll to Top