Endri Shabani, Avokat i Popullit! PD kundër: Do ta dërgojmë në Gjykatës Kushtetuese për ta rrëzuar


Endri Shabani, Avokat i Popullit! PD kundër: Do ta dërgojmë

Endri Shabani dhe Sali Berisha

TIRANË-Partia Demokratike do të çojë në Gjykatën Kushtetuese zgjedhjen e Endri Shabanit në postin e Avokatit të Popullit. PD thekson se në këtë proces janë keqpërdorur edhe firmat e deputetëve demokratë, të cilat, sipas saj, ishin tërhequr paraprakisht.

Në konferencën e zhvilluar sot për shtyp, kreu i PD, Sali Berisha e quajti Endri Shabanin avokat të kryeministrit Edi Rama, ndërsa procesin për zgjedhjen e tij vetëm me votat e PS e konsideroi të turpshëm. Berisha pretendon se në këtë proces është përfshirë edhe ambasadori i BE, Silvio Gonzato.

Sali Berisha: Me aktin që kryen me avokatin e popullit, shkelmuan çdo parim të bashkëpunimit minimal. Rama zgjodhi avokat njeriun e tij, që hynte e dilte e bënte pazare në zyrën e tij. Rama zgjodhi avokat njeriun të cilit firmat i ishin dhënë për të qenë në listë. U tërhoqën që të gjitha me firmë nga autorët, por kjo nuk pati rëndësi, Rama zgjodhi avokatin që donte. Meqë ai doli sot me lavdërime, nuk është në natyrën time të nxjerr gjërat konfidenciale, por ky person kaq pa karakter, gjer në darkën e ditës para votimit, përfaqësuesit tonë i ka thënë se unë nuk jam për Shabanin, por këtë e vendos Rama. Kaq e vërtetë është kjo saqë se çfarë ka biseduar ky me ambasadorin e BE nuk e di, por di mirë se ambasadori ka komunikuar me Ramën, dhe Rama e ka kundërshtuar në mënyrë të prerë, i ka komunikuar atij se avokati i tij do jetë Endri Shabani.

Endri Shabani u zgjodh me 85 vota në postin e Avokatit të Popullit, pas debatesh të gjata në Kuvend. Në procesin e votimit nuk mori pjesë asnjë demokrat, ndërsa vetë kryeministri Edi Rama votoi./ZËRI

Poll



Source link

Scroll to Top