Protestë & ‘foltore’ tek Kryeministria! Lapaj-Berisha përplasje oraresh, kreu i ‘Shqipëria Bëhet’ spostohet (TENSIONET)


Protestë & 'foltore' tek Kryeministria! Lapaj-Berisha

Sali Berisha dhe Adriatik Lapaj

TIRANË-Kreu i Partisë ‘Shqipëria Bëhet’ ka vendosur ta zhvendosë protestën e tij disa metra larg Kryeministrisë. Pak para se Sali Berisha të mbledhë ‘Foltoren’ si çdo të hënë, Adriatika Lapaj ka vendosur ti lirojë vendin kreu të PD-së.

Por para kësaj lëvizjeje Adriatik Lapaj dhe mbështetësit e tij u përplasën me Policinë, për shkak të perimetrit të rrethuar, masë e ndërmarrë si pasojë e një tjetër tubimi atë të organizuar nga Partia Demokratike dhe Sali Berisha, në sheshin përpara Kryeministrisë.

Situata u përshkallëzua në momentin kur policia tentoi të largojë protestuesit nga perimetri i sigurisë, duke shkaktuar shtyrje dhe përplasje fizike. Gjatë incidentit, dëgjoheshin thirrje nga turma: “Kujdes nënën e moshuar, mos e prekni!”, duke iu referuar një gruaje të moshuar që ndodhej mes protestuesve. Pamjet tregojnë momente tensioni, ndërsa forcat e rendit përpiqeshin të rivendosnin qetësinë. Sipas policisë, ndërhyrja u bë për të garantuar rendin dhe sigurinë publike, ndërsa protestuesit pretendojnë se u përdor forcë e panevojshme.

 
 
 
 
 
View this post on Instagram
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 

A post shared by ZËRI (@zeri.albania)

Sot Partia Demokratike mban protestën e radhës para Kryeministrisë, ku demokratët mbidhen në atë që e kanë quajtur ‘foltore’. Por ndryshe nga tubimet e kaluara, kjo e hënë e gjeti vëndin e tyre të zënë nga Adriatik Lapaj, kreu i lëvizjes “Shqipëria Bëhet”, i cili prej datë 9 dhjetor nuk ka lëvizur nga godina./ZËRI

Poll



Source link

Scroll to Top