Niko Shloterbek prej kohësh është lidhur me një transferim te Bajerni. Megjithatë, klubi nga Mynihu ka gjasa ta ndjek seriozisht yllin e BVB-së vetëm në kushte të caktuara.
Bajerni do të hyjë seriozisht në garë për Shloterbek vetëm nëse Upamekano nuk e rinovon kontratën e tij në Mynih. Kampionët e Gjermanisë janë të interesuar për ta transferuar lojtarin e kombëtares gjermane.
“Natyrisht që gjithçka varet nga fakti nëse Upamekano e zgjat kontratën. Nëse Upa e rinovon, atëherë do të jetë e vështirë,” tha drejtori sportiv Kristian Falk.
Sipas raporteve, pretendimi se Bajerni aktualisht po kryeson garën për Shloterbek “nuk është i vërtetë”. Nga ana tjetër, Shloterbek mund ta imagjinoj një kalim te Bajern, vijon raportimi. “Është e vërtetë, pala e Shloterbek do ta dëshironte këtë,” zbuloi Falk.
PANORAMASPORT.AL








