Lapaj i ka zënë vendin, a do të zhvendoset ‘foltorja’ e PD para Kryeministrisë?


Lapaj i ka zënë vendin, a do të zhvendoset 'foltorja' e

Sali Berisha dhe Adriatik Lapaj

TIRANË-Sot Partia Demokratike mban protestën e radhës para Kryeministrisë, ku demokratët mbidhen në atë që e kanë quajtur ‘foltore’. Por ndryshe nga tubimet e kaluara, kjo e hënë e gjen vëndin e tyre të zënë nga Adriatik Lapaj, kreu i lëvizjes “Shqipëria Bëhet”, i cili prej datë 9 dhjetor nuk ka lëvizur nga godina.

Nisur nga ky fakt kreu i Partisë Demokratike është pyetur nga gazetarët nëse do të zhvendoset apo do ti bashkohet protestës së Lapajt. Berisha në përgjigjen e tij ka theksuar se tubimi i PD ka nisur javë më parë se Adriatik Lapaj të fillonte protesën. Kryedemokrati e ka përgëzuar Lapajn për qëndresën e tij, por nuk dha detaje se si do të veprohet sot.

Sali Berisha: Kjo foltorja para kryeministrisë ka filluar javë më parë. Adriatik Lapaj ka filluar një protestë që unë e përgëzoj, e mbështes protestën e tij dhe aktin e tij pa diskutim. Ai zotëri ka vendosur të bëjë maksimumin e asaj që mund të bëjë dhe po bën.

Poll



Source link

Scroll to Top