Çabi Alonso, trajneri i Real Madridit doli në konferencën për shtyp pas fitores kundër Alavesh për të analizuar ndeshjen.

“Ndeshja ishte shumë konkurruese. E nisëm shumë mirë. Pastaj humbëm pak kontrollin. E nisëm mirë pjesën e dytë, por pësuam një gol në të vetmen lojë ku Valdepenjas bëri një gabim, sepse luajtën shumë mirë. Ekipi tregoi karakter. Goli i dytë na dha tre pikët. Jemi të lumtur me tre pikët, sepse gjëja e rëndësishme ishte të fitonim.”
Penalltia? “Vendimi më dukej i qartë. Jam i befasuar që nuk u shqyrtua nga VAR. Duhet të ecim përpara. Megjithëse nuk na habit.”
Arbitri Gonzalez Fuertes?: “Do ta lëmë me kaq.”
VAR? “Çfarë nuk më habit? Që ato nuk shkojnë në VAR. E dini çfarë dua të them.”








