“PD s’mund të mbajë peng reformat”, ironizon Balla: Emocionet do t’i kalojnë pas gjelit të detit dhe bakllavasë


"PD s'mund të mbajë peng reformat", ironizon Balla:

taulant balla

TIRANË- Kreu i Grupit Parlamentar të PS-së, Taulant Balla, ka reaguar pas mbedhjes së sotme të socialistëve, teksa ka ironizuar qëndrimet e fundit të PD, pasi Berisha paralajmëroi bojkot në reformën Zgjedhore dhe atë Territoriale. Në një proncim për mediat, Balla kërkoi reflektum nga ana e demokratëve, duke theksuar se PD nuk mund të mbajë peng 2 reformat. Balla ironizoi PD, duke thënë: “Është një vendim emocional, në kushtet e javës së kaluar, por besoj do ti kalojnë emocionet pas gjelit të detit dhe bakllavasë”.

“Jemi në një moment vendimtar sa i takon anëtarësimit në BE. Synimi është të mbyllim procesin brenda 2027. Dua të jem i qartë sot me publikun sa i takon pozicionit tonë, një pozicion që e kam bërë me dije edhe kolegëve të PD, se kushte, kërcënime, shantazhime, me histori komisionesh apo votimesh në Kuvendin e Shqipërisë ndaj PS nuk ka. Me historinë që ne ikim, nuk vijmë dhe votojmë ata të shohin punën e vet ne punën tonë. Ne do të presim reflektim nga ana e tyre është një vendim emocional, në kushtet e javës së kaluar, por besoj do ti kalojnë emocionet pas gjelit të detit dhe bakllavasë dhe në janar me fillimin e sesionit të ri ti rikthehen punës. në rast se nuk do ta bëjnë një gjë të tillë. Por e them sot se ata e prishin dakordësin për të mos marrë pjesë në komision, ne e prishim dakordësinë për të ndryshuar shumicën në të dy komisionet. Nëse mendojnë se mund të marrin peng komisionet, atëherë ne do respektojmë vullnetin e shqiptarëve., Pakica nuk e merr dot reformën.”, tha Balla.

Kryedemokrati Sali Berisha njoftoi dje tërheqjen e bashkëpunimit me Partinë Socialiste në Komisionet e Posaçme për Reformën Zgjedhore dhe atë Territoriale, pas zgjedhjes së njëanshme të mazhorancës për Avokatin e Popullit. Megjithatë, qëndrimin e mbajtur nga Berisha, deputetët socialistë kanë marrë mesazhe të qartë, në mbledhjen e sotme të grupit parlamentar. Atyre iu është kërkuar që të vijojnë punën në dy komisionet e posaçme, pavarësisht bojkotit të paralajmëruar nga opozita./ZËRI

Poll



Source link

Scroll to Top