“Patllaket na tmerruan kryeministrin”, Berisha: Pse e mbajti të fshehtë “vizitën” e BKH-së? Tani edhe çarmatosja e….


"Patllaket na tmerruan kryeministrin", Berisha: Pse e mbajti të

sali berisha

TIRANË- Kryedemokrati Sali Berisha është paraqitur paraditen e kësaj të hëne në SPAK, lidhur me zbatimin e masës “detyrim paraqitje”, për dosjen “Partizani. Pas daljes nga Prokuroria e Posaçme, Berisha është ndalur në një prononcim për mediat, ku i është rikthyer deklaratës së fundit të kryeministrit Rama për agjentët e BKH-së, për një episod në dyert e Kryeministrisë. 

Berisha ironizon deklaratën e Ramës, teksa thotë se ‘agjentët e BKH-së e tmerruan kryeministriin kur ata i shkuan te zyra”, një ngjarje kjo sipas kryedemokratit, që është mbajtur e fshehtë për gati 20 ditë. Lideri demokrat nuk harroi të lëshonte akuza për vendimin më të fundit të Kushtetueses lidhur çështjen Balluku, duke e cilësuar të turpshëm e të paprecedent. 

“Më patllake të vërteta nuk do ketë, se na e tmerruan kryeministrin. Do të çarmatosen që të gjithë agjentët e BKH dhe do armatosen me patllake dërrase, më patllake të vërteta nuk do kenë se na tmerruan kryeministrin, dhe e kishte mbajtur të fshehtë 20 e ca ditë. Shkuarjen e agjentëve të BKH në kryeministri me patllake, Rama i tmerruar e mbajti të fshehtë 20 e ca ditë dhe e nxori të nesërmen e vendimit të Irenave të Kushtetueses. Të vendimit antikushtetues, antiligjor, të turpshëm, të paprecedent në historinë e Europës dhe botës për një vend me shtet ligjor.”, tha Berisha për mediat. 

Poll



Source link

Scroll to Top