Mançester Siti gjithmonë e konsideronte Mesin një ëndërr të pamundur, por në orët e fundit, Mark Bowen, ish-ndihmës i Mark Hughes, zbuloi se në vitin 2008 klubi bëri një ofertë “aksidentale” për argjentinasin. Kjo ndodhi përpara se Sheikh Mansour të blinte klubin nga pronari i mëparshëm, Thaksin Shinawatra.
“Ishte pothuajse dita e afatit të transferimeve dhe Gary Cook (drejtori sportiv) i tha Mark Hughes se pronarët donin të bënin një lëvizje. Në një moment, na u desh të bënim 30 milionë oferta për lojtarë, 30 milionë për Berbatov, 30 milionë për Robinhon, 30 milionë për Riberi… Ata thjesht po bënin oferta për klube në të gjithë Evropën për të parë se kush do të binte pre e karremit”, tha Bowen për podkastin Business of Sport.
“Në fund, doli që Robinho mbërriti. Por, ndërsa e gjithë kjo po ndodhte, në një aktivitet në Londër, presidenti i Barcelonës njoftoi se Mançester Siti me sa duket kishte ofruar 30 milionë për Mesin!” vazhdoi ish-zyrtari i Sitit.
“Ai mendoi, dikush i ka dërguar Mesit një ofertë. Presidenti i shkroi shpejt duke i thënë: ‘Kush dreqin mendon se je? Të lutem largohu!’”, shpjegoi ai më në fund.
Në atë kohë, argjentinasi ishte tashmë ndër lojtarët më të mirë në botë dhe kishte përfunduar i dyti në” Topin e Artë’ pas Kristiano Ronaldos.
Atë verë, klubi nisi të parin nga shumë valë shpenzimesh, me Vinsent Kompani ndër të parët që mbërritën, përveç nënshkrimit të Robinhos nga Real Madridi. Oferta e çmendur për Mesin mund të kishte ndryshuar rrjedhën e historisë së futbollit nëse do të kishte pranuar.








