Balluku: I kemi të gjitha mundësitë që Ezeli dhe Sulejmani i Madhërishëm të flasin shqip!


Balluku: I kemi të gjitha mundësitë që Ezeli dhe Sulejmani i

belinda balluku

TIRANË- Tirana mirëpret sot forumin më të madh të investimeve Shqipëri-Turqi 2025, një ndër ngjarjet ekonomike më të rëndësishme të vitit, i cili organizohet nga Agjencia Shqiptare e Zhvillimit të Investimeve (AIDA) në bashkëpunim me MÜSİAD Albania, në ambientet e Pallatit të Kongreseve.

E pranishme në këtë aktivitet ishte dhe zv.kryeministrja Belinda Balluku, e cila përmendi se disa prej aktorëve të njohur të kinematografisë turke janë me prejardhje shqiptare. Balluku u shpreh gjatë fjalës së saj, se pjesë dërrmuese e shqiptarëve, kanë parë me vëmendje serialet turke, përmes të cilave mësohet dhe historia.

“Disa prej aktorëve më të famshëm në Turqi, kanë prejardhje nga toka shqiptare. I kemi të gjitha mundësitë që Ezeli i ri apo shokët e Sulejmanit të madhërishëm të flasin shqip. I nderuar zv,president, të siguroj që të gjithë shqiptarët që janë në këtë sallë, e kanë parë serialin e Sulejmanit të Madhërishëm, pa humbur asnjë seri, jo vetëm atë, por edhe Kosemin, e kam parë edhe unë, për të kuptuar më mirë historinë”, u shpreh Balluku gjatë fjalës së saj.

I pranishëm në këtë aktivitet është dhe zëvendëspresidenti i Turqisë, Cevdet Yilmaz, i shoqëruar nga ministra dhe përfaqësues të institucioneve publike dhe private. Fokusi i forumit do të jetë në katër sektorë strategjikë me potencial të lartë zhvillimi, përkatësisht ndërtimi, teknologjia e informacionit dhe komunikimit, turizmi dhe bujqësia së bashku me industrinë ushqimore.

Poll



Source link

Scroll to Top