Interi ka përfituar maksimalisht nga gabimet e kundërshtarëve direkt në renditjen e Serisë A dhe ka marrë kreun e kampionatit me një fitore të rëndësishme 2-1 në transfertë ndaj Xhenoas.

Skuadra zikaltër kaloi shpejt në avantazh me Bisek në startin e sfidës dhe dyfishoi shifrat me Lautaro Martinez në pjesën e parë.
Xhenoa u ngjall papritmas në pjesën e dytë pas një goli të Vitinjas dhe la në diskutim ndeshjen deri në fund. Por me vërshëllimën përfundimtare, ishte Interi që festoi këto tre pikë shumë të rëndësishme për renditjen pasi falë ndalesave të rivalëve direkt, tani e sheh veten të vetëm në kryesimin e Serisë A.
XHENOA 1-2 INTER
69′ Vitinja – 6′ Bisek, 38′ Lautaro Martinez

Goli i Bisek: (VIDEO)
Goli i Lautaro Martinez: (VIDEO)
Goli i Vitinjas: (VIDEO)
Problemet para ndeshjes: (VIDEO)
FORMACIONET ZYRTARE
Xhenoa: Leali; Markandali, Otoa, Vaskez, Noton-Kufi, Frendrup, Malinovski, Elertson, Martin, Vitinja, Kolombo
Trajner: Daniele De Rosi
Inter: Somer; Bisek, Akanzhi, Bastoni, Luis Henrike, Barela, Zielinski, Suçiç, Karlos Augusto, Esposito, Martinez
Trajner: Kristian Kivu
PANORAMASPORT.AL








