Igli Tare foli para ndeshjes, që Milani luajti me Sasuolon dhe që u mbyll me zhgënjim. Kuqezinjtë nuk shkuan më tepër se barazimi 1-1.

Drejtori sportiv u ndal te firma e rinovimit të Majk Menja, që duket çështje kohe.
“Nuk kemi folur kurrë për shifra, të flasësh për Majk është e lehtë sepse është një lider dhe një djalë i jashtëzakonshëm. I pëlqen që të qëndrojë te Milani dhe Milani preferon që të rinovojë. Ne do të flasim, por sot jemi të fokusuar te kjo ndeshje.
Në merkaton e janarit është e vështirë të gjesh lojtarë që mund të ndryshojnë diçka, por të jemi të kujdesshëm. Nëse është mundësia për t’u përmirësuar, do e bëjmë, por skuadra është në rritje. Nkunku dha sinjale në pjesën e dytë ndaj Torinos. Himenez ka atë problemin fizik, është një lojtar i rëndësishëm për këtë skuadër dhe jemi duke e pritur”, u shpreh Tare.
PANORAMASPORT.AL








