Dëmtimi i mesfushorit të Kombëtares, Medon Berisha mbyll vitin në Seria A

Dëmtimi i mesfushorit të Kombëtares, Medon Berisha mbyll vitin në Seria A

Dec 14, 2025 | 14:23






























Medon Berisha do të qëdrojë rreth një muaj larg fushës së blertë. Mesfushori i Kombëtares ka çarë muskulin, diku 10 centimetër mbi ligamentrin kryesor të gjurit siç raporton “Telegrafi”.

berisha

Mesfushori shqiptar mbyll kështu vitin 2025 në Seria A. Berisha po shkëlqente këtë edicion, ndërsa në tri ndeshje u vlerësua edhe me çmimin si lojtari më i mirë.

Berisha me shumë gjasa do humbasë takimet me Komon, Juventusin, Romën dhe Parmën. Sfida të tjera që Leçe do ketë të rezervuara nga mesi i janarit dhe më tej janë me Interin, Milanin dhe Lacion.

Berisha është një element i rëndësishëm për mesfushën e Leçes. Ashtu si edhe Ylber Ramadani, pasi bashkë po bënin mjaft mirë.

PANORAMASPORT.AL

© Panorama.al



Te lidhura














 












Source link

Scroll to Top