TIRANË- Partia Demokratike do të zhvillojë mbledhjen e Këshillit Kombëtar më 17 dhjetor. Sipas njoftimit të Kryesisë, mbledhja do të nisë në orën 17:00, ku në rend dite do të jenë situata politike në vend, qëndrimet e PD dhe protesta e 22 dhjetorit që u njoftua edhe më herët.
Kryedemokrati Sali Berisha njoftoi sot, gjatë një komunkimi publik në “Facebook” për protestën e 22 dhjetorit, duke e cilësuar fillimin e një beteje që do të vazhdojë deri në fitoren e PD-së dhe rrëzimin e Ramës. Berisha sqaroi po ashtu gjatë komunikimit se nuk ka përçarje brenda kësaj force politike, madje sipas tij, mbledhja e djeshme e kryesisë kishte qenë e rëndësishme dhe pozitive.
Ndërkohë, një ditë më parë në mbedhjen e Kryesisë së PD-së, u raportuan tensione dhe debate të forta, kreysisht me Ervin Salianjit dhe Flamur Nokës. Lëvizja e Salianjit, nga një anë dhe firmat për Avokatin e Popullt, nga ana tjetër, u bënë shkak i debateve të ashpra mes tyre./ZËRI







