Rama: Trimoshat e BKH erdhën në kryeministri… nuk donin të linin patllaken te dera!


Rama: Trimoshat e BKH erdhën në kryeministri… nuk donin të

edi rama

TIRANË- Kryeministri Edi Rama ka zbuluar një episod të çuditshëm, ku sipas tij, disa agjentë të BKH-së kanë shkuar në Kryeministri. Në episodin e fundit të “Flasim”, kreu i qeverisë foli për ‘vizitën’ e parpritur të agjentëve të BKH-së, duke mos zbuluar se për cilin hetim apo çështje bëhej fjalë. Rama shigjeton BKH-në, duke theksuar se agjentët nuk respektuan as rregulloren e sigurisë së lartë të Gardës së Republikës. Sipas Ramës, agjentët e BKH-së kishin refuzuar të linin tek dera “patllaken”, pra armët.

“Por unë, nuk do ta ndjek kurresesi logjikën e mbrapshtë të dënimit me indicie, as në këtë rast, po do të mbetem tek bindja se këto dy indicie tejet shqetësuese nuk provojnë se protagonistëve të pavarësisë së drejtësisë u ka marrë koka erë dhe u është mbushur mendja se ata janë shteti, ligji e drejtësia, si puna e ca trimoshave të BKH-së, për të cilët kam dëgjuar shumë çudira, po kishin ardhur një ditë në godinën e Këshillit të Ministrave, e nuk donin ta linin patllaken tek dera sipas rregullores së sigurisë së lartë, të Gardës së Republikës.

Pra, nuk dua kurresesi të them se ferrat e mendësive e sëmundjeve të vjetra, e kanë marrë uratën e drejtësisë së re, por dua të ndaj me të gjithë  bindjen se ka ardhur koha e një reflektimi serioz, profesional dhe ndërinstitucional, për të ndarë beben e sapolindur nga ujërat e pistë, në një proces historik, ku duhet të garantojmë medoemos suksesin e Reformës në Drejtësi, duhet të garantojmë  pavarësinë e gjyqësorit, po ku po ashtu, nuk mundet kurrësesi të lejojmë medoemos që kura të bëhet problem më i madh se sëmundja, duke rrezikuar liritë, të drejtat dhe frymëmarrjen e administratës e të ekonomisë së vendit”, tha Rama.

/ZËRI

Poll



Source link

Scroll to Top