“Kushtetuesja i dha licencë Ramës”, Berisha për rikthimin e Ballukut: I dha 1 muaj kohë për të manipuluar provat, s’ka më pengesa…


"Kushtetuesja i dha licencë Ramës", Berisha për

sali berisha

TIRANË- Kryedemokrati Sali Berisha kometoi sërish sot vendimin e Gjyaktës Kushtetuese për rikthimin e Belinda Ballukut në detyrë. Në një komunikim publik, Berisha vijoi me akuzat ndaj kryeministrit Rama, i cili sipas tij ka ushtruar presion ndaj Kushtetueses. 

Sipas Berishës, me vendimin e fundit, Kushtetuesja i ka dhënë ‘licencë’ Ramës, për të vijuar pa frikë vjedhjet. Për liderin demokrat, ky vendim i Gjykatës Kushtetuese i dha kohë Ballukut për të falsifikuar e manipunuar provat që dëshmojnë vjedhjet e saj. 

“Ai vendim i Gjykatës Kushtetuese i shkrojtur në zyrën e Edi Ramës, pas presioneve të jashtëzakonshme dhe paritjes me shuma më marramendëse, në kuptimin më të vërtetë të fjalës, është një licencë, për Edi Ramën, familjen e tij, ministrat e tij, që të vjedhin, vjedhin sa më shumë shqiptarët. Duke anuluar pezullimin e Lubi Ballukut, duke i dhënë dhe 1 muaj e gjysëm kohë, asaj që të falsifikojë, manipulojë çdo dokument të vjedhjeve të saj kolosale me Edi Ramën direkt dhe me të tjerë, defakto Gjykata Kushtetuese i dha licencën Edi Ramës të vjedhë pa siklet, të vjedhë sa të dojë. Gjykata Kushtetuese nuk mund të hiqte kurrë masën e pezullimit pa u shqyrtuar ajo në shkallët e tjera të sistemi gjyqësor. Kjo gjykatë u kthye nga gjykatë e të drejtave të njeriut, në gjykatë që autorizon vjedhjen e qytetarëve shqiptarë.”, tha Berisha.

/ZËRI

Poll



Source link

Scroll to Top