“BKH ‘zbarkoi’ në Kryeministri”, Berisha “zbardh vizitën”: Rama kërkoi çarmatosjen, vuan nga fobira


"BKH 'zbarkoi' në Kryeministri", Berisha "zbardh

sali berisha

TIRANË- Kreu i PD-së, Sali Berisha, komentoi deklaratën e kryeministrit Rama, për ‘vizitën’ e BKH-së në Kryeministri. Në komunikimin publik, Berisha zbuloi se kjo nuk është hera e parë, madje vetë lideri demokrat e ka denoncuar më herët këtë. Sipas Berishës, kur agjentët e BKH-së ka shkuar herë tjetër në godinën e qeverisë, Rama i detyroi ata të çarmatosen pasi “kishte frikë mos e arrestonin”.

“Rama i ka penguar, unë e kam denoncuar bllokimin që i bëri oficerëve të BKH për të konfiskuar dokumente krimi. Kur kanë shkuar herën tjetër, Rama ka kërkuar çarmatosjen e tyre. Ai vuan nga fobira. Ai ka menduar për shkak të atyre që ka bërë mund ta arrestonin dhe i ka deklaruar të lënë sic thotë ai patllaket, çka nuk ka ndodhur ndonjëherë. Nëse Lubi Balluku është bërë e qartë në tunelin e Llogarasë ka vepruar me kreun e ARRSH për tenderin, Rama është shumë më i lidhur në këtë aferë sesa Lubi Balluku. Rama e ka marrë Lubinë dhe e ka çuar në Ankara.  Rama në fakt po mbron vetëm veten e tij”, tha Sali Berisha.

Poll



Source link

Scroll to Top