U “kryqëzua” tek Kryesia, shkak Avokati i Popullit! Për sa kandidatë firmosi Noka? Zbulohen firmat…


U "kryqëzua" tek Kryesia, shkak Avokati i Popullit! Për sa

flamur noka

TIRANË- Sekretari i Përgjithshëm i PD-së, Flamur Noka, është përplasur ashpër me Ervin Salianjin në mbledhjen e Kryesisë se PD-së ditën e djeshme. Lëvizja e Salianjit, nga një anë dhe firmat për Avokatin e Popullt, nga ana tjetër, u bënë shkak i debateve të ashpra mes tyre. 

Noka e akuzoi Salianjin se veprimet e tij po u shërbejnë kundërshtarëve politikë të opozitës: “Me këtë që po bën, po u shërben atyre që ke përballë”. Ndërkohë, nga ana tjetër, Salianji i ka kërkuar Nokës dorëheqjen më argumentin se po shkatërron partinë, duke i kujtuar dështimin e fundit për Avokatin e Popullit.

Diskutimeve për firmat e opozitës në lidhje me zgjedhjen e Avokatit të Popullit, Noka u është përgjigjur me pretendimin se ka firmosur vetëm për dy kandidatët, Besim Ndregjonin dhe Adriana Kalanë. Megjithatë, rezulton se Noka në fakt, nuk ka firmosur për dy, por për 6 kandidatë. Pra përveç Besim Ndregjonin dhe Adriana Kalanë, ka firmosur edhe emrat e Jola Hysajt, Skënder Halucit, Aranita Brahaj dhe Samir Vishajt.

U "kryqëzua" tek Kryesia, shkak Avokati i Popullit! Për sa

firmat e nokes

Debati i djeshëm në Kryesinë e PD-së ka vijuar rreth 4 orësh, ku janë përfshirë edhe drejtues të tjerë të opozitës. Përplasjet mes Salinaji dhe Nokës kryesuan mbledhjen e Kryesisë, të cilët bënë deklarata të forta për njëri-tjetrin, ndërsa ndëryhri edhe kryedemokrati Sali Berisha. Ky i fundit, deklaroi se partia nuk do të angazhohet më tej për çështjen e Avokatit të Popullit, që shkaktoi tension e debates brenda kësaj force politike.

Në prononcimin e tij për mediat, Salianji theksoi se brenda Kryesisë kishte mendime të ndryshme, ndërsa shtoi se çdo ndryshim kërkon sakrifica. Ai u shpreh se ndaj çdo akuze do të përgjigjet me fakte dhe emra konkretë. Salianji e bëri përgjegjës sekretarin e përgjithshëm të PD-së, Flamur Noka, për atë që e cilësoi si vendimmarrje të paqartë në disa raste.

Nërsa Sekretari i Përgjithshëm i Partisë Demokratike, Flamur Noka në një deklaratë për mediat ka hedhur dyshime dhe hipoteza lidhur me procesin e zgjedhjes së Avokatit të Popullit, duke folur për firmat e dhëna nga deputetë të PD-së për kandidaturën e Endri Shabanit. Noka bëri me dije se disa deputetë kanë pranuar se janë kontaktuar personalisht nga Shabani, ndërsa përmendi edhe gojëdhëna sipas të cilave Grida Duma mund të ketë qenë negociatore e kryeministrit Edi Rama për këtë çështje./ZËRI

Poll



Source link

Scroll to Top