Flik: Real Madrid në -7 nga Barça? Gjë pozitive që rivalët tanë po e ndiejnë presionin

Flik: Real Madrid në -7 nga Barça? Gjë pozitive që rivalët tanë po e ndiejnë presionin

Dec 14, 2025 | 11:33






























Trajneri i Barcelonës, Hansi Flik, komentoi fitoren 2-0 të ndaj Osasunës, në një prononcim për mediat.

FLIK

“Gjëja e rëndësishme ishin tre pikët. Ne e kontrolluam ndeshjen dhe u mbrojtëm shumë mirë. Mund të mos kemi pasur shumë raste të qarta, por morëm tre pikët.”

Epërsia ndaj Real Madridit, i cili përballet sot me Alaveshin, është rritur në shtatë pikë: “Nuk po mendoj shumë për ekipet e tjera. Ne duam të shkojmë në Vijareal dhe të fitojmë. Është mirë që rivalët tanë po e ndiejnë presionin, por nuk është në duart tona. Pas disa javësh vështirësish,” vazhdoi Flik, “jemi rikthyer. Me të gjithë lojtarët afër 100%, aftësia e ekipit është e dukshme”, përfundoi ai,

PANORAMASPORT.AL

© Panorama.al



Te lidhura














 












Source link

Scroll to Top