Futbolli evropian vazhdon të plotësojë hartën e tij të fuqisë, dhe vlerat e tregut, të cilat sipas Transfermarket çojnë në një përfundim të qartë, Kilian Mbape, Erling Haland dhe Lamin Jamal janë aktualisht tre figurat kryesore në skenën ndërkombëtare. Përditësimi i fundit riafirmon këta tre lojtarë në krye, duke formuar një trekëndësh që pasqyron si të tashmen ashtu edhe të ardhmen.
Në rastin e Mbapesë, vlerësimi i francezit është rikthyer në nivelin rekord prej 200 milionë eurosh pas një rritjeje prej 20 milionë vetëm në katër muajt e fundit të vitit. Performanca e tij me Real Madridin e shpjegon këtë rritje. Ai është përmirësuar vazhdimisht gjatë gjithë sezonit dhe madje po i afrohet rekordit të të gjitha kohërave të Kristiano Ronaldos për gola në një vit kalendarik.
“Ai është rikthyer në krye falë performancave të tij individuale”, ka përmbledhur idenë e tij Tobias Blaseio, kreu i vlerave të tregut në LaLiga. Interesant është fakti që një tjetër lojtar i Madridit, Arda Gyler ka pasur rritjen më të larë. Turku ka shënuar një rritje të vlerës së tij më 30 milionë euro, duke çuar në këtë mënyrë vlerën e kartonit të tij në 90 milionë euro. Në vendin e pestë, menjëherë pas Belingam, është Vinicius (150 milionë euro), vlera e të cilit ka mbetur e pandryshuar, as pozitive dhe as negative.
PANORAMASPORT.AL









