VIDEO/ Ndeshja e fundit me Liverpulin? Salah futet nga stoli dhe bën protagonistin

VIDEO/ Ndeshja e fundit me Liverpulin? Salah futet nga stoli dhe bën protagonistin

Dec 13, 2025 | 22:26






























Liverpuli u ngjit në vendin e gjashtë në renditjen e Premier League pasi dopieta e Hugo Ekitike siguroi një fitore të merituar 2-0 ndaj Brajton duke e çuar serinë e ndeshjeve pa humbje të “The Reds” në pesë në të gjitha kompeticionet (3 fitore, 2 barazime).

LIVERPUL

Me gjithë vëmendjen para ndeshjes të përqendruar te rikthimi i Mohamed Salah, egjiptiani e nisi takimin nga stoli për vendasit, të cilët kërkonin të vazhdonin serinë pozitive pas fitores mbresëlënëse 1-0 ndaj Interit, të martën.

Salah u aktivizua në minutën e 26-të, teksa në minutën e 60-të, asistoi për golin e dytë të shënuar nga Ekitike. Kjo ishte fitorja e 8-të për Liverpulin në kampionat. Liverpuli e ka çuar bilancin dominues të përballjeve direkte në shtëpi në vetëm një humbje në 12 takime.

Për Salah kjo mund të rezultojë ndeshja e fundit, teksa në merkaton e janarit gjasat janë të mëdha që egjiptiani të largohet.

VIDEO E GOLAVE

PANORAMASPORT.AL

© Panorama.al



Te lidhura














 












Source link

Scroll to Top