RENDITJA/ Italia “parakalon” Spanjën, në garën për 5 skuadra në Champions

RENDITJA/ Italia “parakalon” Spanjën, në garën për 5 skuadra në Champions

Dec 13, 2025 | 22:36






























Futbolli italian ka bërë një hap të rëndësishëm në renditjen sezonale të UEFA-s, duke kaluar Spanjën pas një jave me pesë fitore nga shtatë ndeshje europiane.

CHAMPIONS-LEAGUE-LOGO

Rezultatet e Atalantës, Juventusit, Romës, Bolonjës dhe Fiorentinës kanë kompensuar humbjet e Interit dhe Napolit, duke e çuar Italinë në kuotën 11.071 pikë, mbi Spanjën që ka 10.609. Gjermania mbetet pak përpara me 11.660 pikë, duke mbajtur aktualisht vendin e dytë që vlen një vend shtesë në Champions League për sezonin e ardhshëm.

Rivaliteti mes Italisë, Gjermanisë dhe Spanjës mbetet i hapur, ndërsa Serie A shpreson të ngushtojë diferencën para pushimit dimëror falë ndeshjeve të fundit në Konference Ligë.

Kujtojmë që në muajin janar do të zhvillohen edhe dy raundet e fundit të tre kompeticioneve evropiane për klube sa i takon fazes së ligës, ç’ka mund të sjellë edhe ndryshim në renditjen e përgjithshme mes shteteve në garë për t’u përfaqësuar sezonin e ardhshëm me 5 skuadra.

PANORAMASPORT.AL

© Panorama.al



Te lidhura














 












Source link

Scroll to Top