VIDEO/ Gjimshiti ndalet dhe kërkon ndërrim, Paladino e takon i shqetësuar pas zëvendësimit

VIDEO/ Gjimshiti ndalet dhe kërkon ndërrim, Paladino e takon i shqetësuar pas zëvendësimit

Dec 13, 2025 | 22:51






























Berat Gjimshiti ka mbyllur para kohe ndeshjen e sotme të Atalantës ndaj Kaljarit, pasi u desh të linte fushën e lojës për dëmtim në pjesën e dytë të saj.

bandicam 2025-12-13 22-31-16-908

Në minutën e 53-të të takimit, Gjimshiti kontrolloi topin në ajër dhe pastaj i sinjalizoi menjëherë Kolashinac që të ndalte lojën, me shokun e tij të skuadrës që kalo sferën në anësore. Gjimshiti preku pjesën e mbrapme të kofshës së djathtë dhe ishte dukshëm i mërzitur, teksa i konfirmoi stafit mjekësor se kishte probleme dhe kërkoi zëvendësim.

Ai doli vetë nga fusha e lojës për shkak të këtij problemi muskulor, teksa trajneri Paladino shkoi menjëherë të kërkonte shpjegime, i shqetësuar për këtë dëmtim të një prej elementëve kyç të Atalantës.

SHIH VIDEON

PANORAMASPORT.AL

 

© Panorama.al



Te lidhura














 












Source link

Scroll to Top