Barcelona ka kaluar përkohësisht shtatë pikë përpara në krye të La Ligës, pas fitores 2-0 ndaj Osasunës, falë dopietës së Rafinjës në minutat 70 dhe 86.

Ky rezultat do të thotë se Barcelona ka fituar tashmë tetë ndeshje radhazi në shtëpi, duke e arritur këtë në mënyrë unike në tre stadiume të ndryshme: Camp Nou, Estadi Lluís Companys dhe Estadi Johan Cruyff.
Nga ana tjetër, Osasuna pësoi humbjen e parë në pesë ndeshjet e fundit (2 fitore, 2 barazime), dhe tani është në kuotë të barabartë pikësh me Gironën që ndodhet në zonën e ftohtë.
Duelin e radhës Barcelona do ta luajë në transfertë ndaj Vijarealit të vendit të tretë, që po kalon një formë fantastike. Vlen të theksohet fakti se katalanasit momentalisht kanë një ndeshje më shumë se Reali që luan nesër ndaj Alavesh.
FT
BARCELONA 2-0 OSASUNA
70′, 86′ Rafinja
GOLI I DYTË I RAFINJAS (VIDEO)
GOLI I RAFINJAS (VIDEO)
GOLI I ANULUAR I TORRESIT ME VAR (VIDEO)
FORMACIONET ZYRTARE

PANORAMASPORT.AL








