VIDEO/ Ndeshja e parë 90 minuta që në vitet e arta, Broja “ngushëllohet” me 2 gjuajtjet në portë! Bërnli prek… fundin

VIDEO/ Ndeshja e parë 90 minuta që në vitet e arta, Broja “ngushëllohet” me 2 gjuajtjet në portë! Bërnli prek… fundin

Dec 13, 2025 | 20:48






























Bërnli i Armando Brojës është zhytur në një krizë të thellë rezultatesh, teksa mbrëmjen e sotme u mposht me shifrat 2 me 3, në duelin ndaj Fulhem të vlefshëm për raundin e 16-të të Premier Ligës. 

broja

Interesant është fakti se ndeshja e fundit që Broja luante titullar në kampionat, daton më 7 maj 2022, asokohe ishin vitet e arta të sulmuesit shqiptar me fanellën e Sauthemton.  

Për sa i përket duelit të sotëm, Broja regjistroi dy gjuajtje në kuadrat, por pa mundur të shkonte te goli.  

Kjo ishte disfata e 12-të në 16 javë për ekipin e shqiptarit, që është katapultuar në vendin e parafundit me 10 pikë. 5 më pak se Notinghami i vendit të 17-të. 

GOLAT E NDESHJES BËRNLI-FULHAM: VIDEO

PANORAMASPORT.AL

 

© Panorama.al



Te lidhura














 












Source link

Scroll to Top