Debat në Kryesinë e PD-së, Noka i përgjigjet Salianjit: Nuk jap dorëheqjen, i bëhet qejfi Ramës


Debat në Kryesinë e PD-së, Noka i përgjigjet Salianjit: Nuk

Flamur Noka dhe Ervin Salianji

TIRANË- Deputeti i Partisë Demokratike, Flamur Noka, komentoi sot për gazetarët debatin e zhvilluar në mbledhjen e Kryesisë së PD-së me ish-deputetin Ervin Salianji me të cilin pati përplasjet më të forta. Noka e akuzoi Salianjin gjatë mbledhjes se veprimet e tij po u shërbejnë kundërshtarëve politikë të opozitës. Nga ana tjetër, Ervin Salianji reagoi ashpër, duke i kërkuar Flamur Nokës dorëheqjen.

Sekretari demokrat ju përgjigj ish-deputetit, duke deklaruar se fokusi i opozitës duhet të jetë axhenda e demokratëve dhe jo, sipas tij, axhenda që i shërben qeverisë. Sipas Nokës e vetmja dorëheqje që duhet të kërkohet është ajo e kryeministrit Rama dhe dorëheqja e tij.

“Unë flas për axhendën e demokratëve dhe të opozitarëve, ndërsa ju flisni për axhenda jashtëpartiake që janë në shërbim të qeverisë. Sot dorëheqja e vetme që kërkohet nga kushdo është dorëheqja e Ramës. Dorëheqja ime apo e kujtdo tjetër këtu qetëson vetëm një gjë:Ramën dhe shërbëtorët e tij”,– u shpreh Noka.

Debati në Kryesinë e PD-së ka vijuar rreth 4 orësh, ku janë përfshirë edhe drejtues të tjerë të opozitës./ZËRI

Poll



Source link

Scroll to Top