Sulmuesi i përfaqësueses së Kosovës, Vedat Muriqi është rikthyer te goli.

Pas një krosimi perfekt të topit në zonë nga Maskarell, Muriqi tundi rrjetën me kokë në minutën e 89-të duke vulosur fitoren e Majorkës kundër Elçes. (VIDEO)
Rikujtojmë që ky është goli i tij i 9-të në këtë nisje të sezonit të ri në La Liga.
PANORAMASPORT.AL








