Akuza pas mbledhjes së kryesisë, Salianji: Noka përgjegjës për situatën ku ndodhet partia


Akuza pas mbledhjes së kryesisë, Salianji: Noka përgjegjës

Ervin Salianji

TIRANË-  Ish-deputeti i Partisë Demokratike, Ervin Salianji, ka reaguar pas përfundimit të mbledhjes së Kryesisë së PD-së, duke deklaruar se diskutimet e zhvilluara në mbledhjen e sotme zhvendosën vëmendjen nga protesta dhe nxorën në pah paqartësi serioze në vendimmarrjen e partisë.

Në prononcimin e tij për mediat, Salianji theksoi se brenda Kryesisë kishte mendime të ndryshme, ndërsa shtoi se çdo ndryshim kërkon sakrifica. Ai u shpreh se ndaj çdo akuze do të përgjigjet me fakte dhe emra konkretë. Salianji e bëri përgjegjës sekretarin e përgjithshëm të PD-së, Flamur Noka, për atë që e cilësoi si vendimmarrje të paqartë në disa raste.

“Jam i keqardhur që mbledhja e Kryesisë e zhvendosi fokusin nga protesta. Kishte mendime të ndryshme. Do eci përpara, çdo ndryshim nuk vjen pa sakrifica. Çdo akuze do t’i përgjigjemi me fakte konkrete dhe me emra konkretë. Vendimmarrja e PD e cila ishte e paqartë në mjaft situata e bën përgjegjës Flamur Nokën. Kur u zgjodh Bamir Topi president, në momentin që 6 deputetë të PS votuan, pati dorëheqje të menjëhershme. Nuk mund të rrimë peng i interesave. Po bëj përgjegjës drejtuesit e PD për paqartësinë në vendimmarrje të caktuara,”– tha Salianji.

Nërsa Sekretari i Përgjithshëm i Partisë Demokratike, Flamur Noka në një deklaratë për mediat ka hedhur dyshime dhe hipoteza lidhur me procesin e zgjedhjes së Avokatit të Popullit, duke folur për firmat e dhëna nga deputetë të PD-së për kandidaturën e Endri Shabanit. Noka bëri me dije se disa deputetë kanë pranuar se janë kontaktuar personalisht nga Shabani, ndërsa përmendi edhe gojëdhëna sipas të cilave Grida Duma mund të ketë qenë negociatore e kryeministrit Edi Rama për këtë çështje.

“Jo, sqarimi është gjë shumë e thjeshtë e sqarim. Keni parasysh, shumë njerëz, po them shumë kolegë të mi, nën emocion pse Shabani kishte ofruar si mbështetje ndaj kandidatit të përbashkët të opozitës, mbase janë dy. Sot në mbledhje ka thënë pesë deputetë që i ka telefonuar dhe e pranoi dhe vetë Salianji. Madje ka, ka gojëdhëna që vetë Grida është negociatorja e Ramës për Endri Shabanin. Gojëdhëna. Ka gojëdhëna. Tani, kjo është histori që nuk i intereson… Ju sqaroj, ju sqaroj.”- u shpreh Noka./ZËRI

Poll



Source link

Scroll to Top