TIRANË- Kuvendi është përfshirë nga debatet dhe tensionet, deri në përjashtimin e deputetit demokrat Gazment Bardhi.
Kreu i Kuvendit, Niko Peleshi ka përjashtuar nga seanca plenare kreun e grupit parlamentar të PD, Gazment Bardhin, pas disa paralajmërimevre.
Bardhi është dëgjuar duke i thënë Peleshit “je i paaftë” dhe “i paburrë” ndërsa pasi e ka paralajmëruar disa herë që të mos ndërpresë seancën, kreu i Kuvendit e ka përjashtuar nga seanca.
“Je i paaftë. As sa Nikolla nuk u bëtë! Je i paburrë”, tha Bardhi.
Kryeparlamentari paralajmëroi edhe deputetin tjetër demokrat, Klevis Balliun. Më pas Peleshi e ndërpreu seancën për 5 minuta.
Ndërkohë kreu i grupit parlamentar i PS, Taulant Balla u shpreh se socialistët do të kërkojë masë disiplinore ndaj Bardhit për përjashtim me 10 ditë nga punimet e Kuvendit.



