Berisha paralajmëron mbledhjen e Këshillit Kombëtar: Qëllimi, beteja përfundimtare për zgjedhje të lira


Berisha paralajmëron mbledhjen e Këshillit Kombëtar:

Sali Berisha

TIRANË- Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha, njoftoi gjatë mbledhjes së Kryesisë së PD-së se së shpejti do të caktohet data e mbledhjes së Këshillit Kombëtar. Sipas tij, ky forum do të analizojë situatën politike në vend dhe do të marrë vendime për atë që e cilësoi si “beteja përfundimtare” e opozitës për zgjedhje të lira dhe të ndershme.

Berisha theksoi se Partia Demokratike nuk do të bëhet pjesë e një procesi që ai e konsideron farsë zgjedhore, duke nënvizuar se objektivi kryesor mbetet rrëzimi i qeverisë aktuale. Ai deklaroi se ekzistojnë dokumente dhe ligje ndërkombëtare që, sipas tij, dëshmojnë manipulimin e procesit zgjedhor.

“Së fundmi, kjo mbledhje duhet të caktojë, në afatin e duhur kohor, thirrjen e Këshillit Kombëtar të PD për analizën e situatës ku jemi dhe për të marrë vendime të tjera. Qëllimi është përqendrimi i Partisë Demokratike me të gjitha burimet dhe resurset e saj drejt një beteje përfundimtare për zgjedhje të lira dhe të ndershme,”– u shpreh Berisha.

Ai shtoi se PD nuk do të pranojë të jetë pjesë e asaj që e quajti një farsë zgjedhore: “Alternativa është e qartë: ose bëhemi stoli në farsë, ose nuk shkojmë. Ne nuk shkojmë. Kemi dokumentin ndërkombëtar dhe ligjin ndërkombëtar që tregojnë se procesi ishte farsë.” /ZËRI

Poll



Source link

Scroll to Top