VIDEO/ Kaos në Indi, tifozët shkatërrojnë stadiumin pasi shohin Mesin! Skena të pazakonta ku policia humbet kontrollin

VIDEO/ Kaos në Indi, tifozët shkatërrojnë stadiumin pasi shohin Mesin! Skena të pazakonta ku policia humbet kontrollin

Dec 13, 2025 | 9:39






























Leo Mesi ishte në Indi ku rreth 110 mijë tifozë e prisnin në “Salt Lake Stadium”. Të pranishmit ishin prej kohësh në stadium, por argjentinasi u shfaq vetëm për pak minuta.

Screenshot 2025-12-13 090148

Tifozët nuk e shijuan aspak ditën që ishte e veçantë. Për këtë pas largimit të Mesit, tifozët u futën në fushën e blertë dhe po ashtu shkaktuan kaos në shkallët e stadiumit.

Stadiumi më i madh në Indi përjetoi një situatë të pazakontë. “Mesi, Mesi, Mesi”, u dëgjuan të gjithë duke thirrur sapo Mesi shkeli në fushë.

Pakënaqësitë ishin për faktin se tifozët prisnin që kjo eksperiencë të zgjaste më shumë. Vetë policët e patën të pamundur të ndërhynin pasi turma kishte pushtuar stadiumin.

Prania e Mesit në stadium: (VIDEO)

Pas largimit të Mesit: (VIDEO)

PANORAMASPORT.AL

 

© Panorama.al



Te lidhura














 












Source link

Scroll to Top