Medon Berisha u dëmtua dje në minutën e tetë të ndeshjes së Leçes me Pizën. Mesfushori i Kombëtares u largua me barelë dhe lot.

Pas sfidës së fituar në Seria A, presidenti i Leçes dha informacionet e para. Stiki Damiani tregoi se Berisha mund të mos ketë diçka serioze, ndërsa bëhet fjalë për problem muskulor.
“Kanë mbërritur disa lajme të para, duket se bëhet fjalë për një problem muskulor, por t’i marrim me rezervë. Shpresojmë të mos jetë asgjë serioze”, u shpreh presidenti i Leçes.
Berisha po shkëlqente me Leçen dhe ishte kthyer në titullar të padiskutueshëm. Plot tri herë e ka fituar çmimin si lojtari i ndeshjes në Seria A.
PANORAMASPORT.AL








