E bujshme nga Anglia/ Siti po përgatit transferimin më të shtrenjtë

E bujshme nga Anglia/ Siti po përgatit transferimin më të shtrenjtë

Dec 13, 2025 | 7:58






























Estevao është bërë objektivi kryesor i Sitit dhe klubi thuhet se është i përgatitur të thyejë kufirin e vet financiar për ta nënshkruar atë. Burime në Angli pretendojnë se “Citizens” po përgatisin një ofertë afër 120 milionë eurosh, të bindur se braziliani është një nga talentet e rinj më premtues në botë. Projekti i Pep Guardiolës synon të forcojë më tej strukturën e sulmit dhe ata besojnë se Estevao zotëron të gjitha cilësitë për të udhëhequr një epokë të re.

q=75,w=1200,format=auto

Menaxhmenti i Sitit e ka bërë të qartë brenda klubit se do të bëjë çdo gjë për të fituar garën për lojtarin, madje duke marrë në konsideratë dyfishimin e pagës së tij për ta vendosur atë midis lojtarëve më të paguar në skuadrën e tyre. Sipas gazetës ‘Sport’, anësori brazilian përfaqëson një investim strategjik: i ri, ndikim të menjëhershëm dhe një potencial rritjeje që pak lojtarë zotërojnë aktualisht. Ai shihet mjaft i përshtatshëm për sistemin e Guardiolës, i cili gjithmonë përqendrohet te lojtarët dinamikë dhe teknikisht të talentuar.

Kurse Çelsi ka vendosur të shtrëngojë radhët rreth sulmuesit të tyre të ri. Klubi londinez e konsideron brazilianin një pjesë thelbësore në rindërtimin e tyre sportiv dhe nuk dëshiron të ndahet prej tij në asnjë rrethanë. Drejtuesit e klubit londinez pohojnë se potenciali i tij mund të përcaktojë një epokë në ‘Stamford Bridge’, kështu që do bëjnë çdo përpjekje për negociata për të mbajtur fort.

PANORAMASPORT.AL

© Panorama.al



Te lidhura














 












Source link

Scroll to Top