Kryesia e PD-së mblidhet nesër për vendim urgjent, Berisha paralajmëron revolta: Në gjak për votën!


Kryesia e PD-së mblidhet nesër për vendim urgjent, Berisha

sali berisha

TIRANË- Kryesia e Partisë Demokratike do të zhvillojë ditën e nesërme një mbledhje urgjente të Kryesisë. Mësohet se mbledhja do të mbahet në orën 13:00, ku në rend dite do të jetë diskutimi për vendimin e sotëm të Gjykatës Kushtetuese që riktheu në detyrë Belinda Ballukun.

“Përshëndetje miq. Nesër ne ora 13:00 mbledhje urgjente kryesie me rend dite: 1-Diskutime dhe qëndrime për situatën e rende politike pas vendimit te Gjykatës Kushtetuese ne lidhje me çështjen Balluku. 2- Të tjera”, shkruhet në mesazhin që u ka shkuar anëtarëve të kryesisë së PD.

Kryedemokrati Sali Berisha njoftoi gjithashtu mbledhjen e Kryesisë së PD-së gjatë foltores së radhës me demokratët e Elbasanit. Berisha bëri me dije mbledhjen e cila do vendosë me urgjencë fillimin e revoltave që nuk do të ndalen deri me largimin e Ramës.

“Kemi punë me Edi Ramën. Është në gjak për votën tonë. O do votojmë të lirë ose do shuhemi. Nuk mund të rrijmë në funksion të një farse. Janë diktaturat që do përfundojnë atje ku e kanë vendin. Ndaj dhe nesër në drekë mblidhet Kryesia e PD-së. Vendoset me urgjencë për fillimin e revoltave që nuk ndalen më kurrë gjer në largimin e Edi Ramës.”, tha Berisha.

Kujtojmë se Gjykata Kushtetuese vendosi këtë të premte me shumicë votash heqjen e pezullimit nga detyra të Belinda Ballukut. Vendimi e rikthen menjëherë në detyrë Ballukun si zv/kryeministre dhe ministre e Infrastrukturës dhe Energjisë, duke pezulluar efektet e masës ndaluese deri në përfundimin e gjykimit./ZËRI

 

Poll



Source link

Scroll to Top