Milani “provokon” Interin, shfaq interes për ish-kapitenin

Milani “provokon” Interin, shfaq interes për ish-kapitenin

Dec 12, 2025 | 16:59






























Milani po planifikon përforcime në sulm dhe Xhoshua Zirkze është objektivi kryesor. Holandezi shihet si zgjidhje për të rritur efikasitetin e skuadrës dhe për të kompensuar mungesat dhe ecurinë e pasigurt të Himenez dhe Nkunku. Kontakti me agjentët është i avancuar, por negociatat nuk janë të lehta.

ikardi

Në këtë kontekst, ka dalë një sugjerim surprizë: Mauro Ikardi. Ish-sulmuesi i Interit, aktualisht te Gallatasarai është propozuar si alternativë nëse bisedimet për Zirkze ngecin. Ikardi sjell përvojë në Serinë A dhe mund të ofrojë një profil të përshtatshëm për zonën e golit.

Ai ka qenë pjesë e zikaltërve për 6 sezonae, duke u shndërruar në një prej golashënuesëve më të mire të klubit.

Megjithatë, shanset që të vijë në Milano konsiderohen të ulëta dhe ai nuk është prioritet kryesor. Por fakti që propozohet tregon se ideja nuk është jashtë mundësive. Drejtuesit po shqyrtojnë edhe sulmues të tjerë si Niklas Fylkrug nga Uest Ham.

Tifozët presin vendimin final të merkatos së janarit dhe cilin emër do të bashkohet me skuadrën.

PANORAMASPORT.AL

© Panorama.al



Te lidhura














 












Source link

Scroll to Top