Avioni rrëzohet në liqen, të paktën 2 persona të plagosur, raportohet se…


Avioni rrëzohet në liqen, të paktën 2 persona të plagosur, raportohet se…

Dec 12, 2025 | 17:20






























Dy persona, janë plagosur pasi avioni i vogël sportiv me të cilin po fluturonin u rrëzua.

avioni liqen maqedoni e veriut

Ngjarja ndodhi në liqenin e Mavrovës më 12 dhjetor, në Maqedonisë së Veriut dhe të dëmtuarit janë banorë të Kosovës.

Sektori për Punë të Brendshme në Tetovë tha se shtetasit e Kosovës Xh.P. (41 vjeç) dhe D.M. (64 vjeç) janë dërguar në Spitalin e Gostivarit për trajtim mjekësor.

Avioni i vogël, sipas këtij institucioni, u rrëzua në Liqenin e Mavrovës, afër digës Kanali i Beliçit, në orën 12:35 të ditës së sotme, në rrethana dhe shkaqe ende të panjohura.

“Sipas raportimit, nga avioni në tokë kanë arritur të dalin dy shtetas kosovarë, XH.P. dhe D.M., i cili drejtonte mjetin fluturues. Ata kanë pësuar lëndime dhe janë transportuar në Qendrën Mjekësore Gostivar për të marrë ndihmë mjekësore”, tha ky sektor, sipas informimit të Radio Evropa e Lirë.

D.M., sipas MPB-së, u tha policëve që dolën në vendngjarje se avioni që ai drejtonte kishte një problem në motor dhe ai më pas ateroi në liqen.

Qendra për Menaxhimin e Krizave në Maqedoninë e Veriut njoftoi se pas marrjes së informacionit për rrëzimin e avionit, menjëherë në vendngjarje dolën ndihma e shpejtë, qendra rajonale e menaxhimit të krizave për ndërhyrje të shpejtë dhe Sektori për Punë të Brendshme në Tetovë.

avioni maqedoni mavrove liqen

Sipas mediave në Maqedoninë e Veriut, avioni i markës “Piper” mund të transportojë deri në katër persona. Ai është prodhuar në vitin 1961 dhe është e regjistruar në Shtetet e Bashkuara në emër të D.M.

Avioni që u rrëzua kishte qarkulluar edhe më herët në hapësirën ajrore të Maqedonisë së Veriut dhe kishte marrë pjesë edhe në ngjarje të aviacionit, sikurse një shfaqje ajrore e organizuar në Shkup më 2023.

© Panorama.al



Te lidhura














 














Source link

Scroll to Top