Trajneri i Liverpulit, Arne Slot, foli në një konferencë për shtyp në prag të ndeshjes së Premier Ligës kundër Brajton dhe në mënyrë të pashmangshme përmendi Mohamed Salah, i cili u la jashtë skuadrës për ndeshjen e fundit të Ligës së Kampioneve kundër Interit.
Ky vendim duket se paralajmëron një ndarje në janar, megjithatë, trajneri holandez deklaroi: “Nuk kam asnjë arsye të mos dua që Mo (Salah) të qëndrojë. Ekipi ka fituar kaq shumë ndeshje nën drejtimin e tij.”
Slot specifikoi se do të takohet me Salah dhe më pas, do të përcaktojë nëse egjiptiani është i disponueshëm. “Do të flas me Mo-në dhe rezultati i asaj bisede do të përcaktojë se si do të shkojnë gjërat nesër. Mendoj se herën tjetër që flas për Mo-në, duhet të flas me të, jo këtu. Mund të vazhdoni të provoni, por nuk ka shumë për të thënë më shumë rreth kësaj. Pas ndeshjes me Sandërlendin, pati shumë biseda midis përfaqësuesve të tij dhe tanëve, midis tij dhe meje.”
Për vendimin për ta përjashtuar atë nga ndeshja jashtë fushe e Ligës së Kampioneve kundër Interit: “Ne vendosëm si klub dhe unë kontribuova në këtë vendim, të mos e sjellim atë në Milano. Jam gjithmonë në kontakt me ta (drejtorin sportiv Riçard Hughes dhe drejtorin ekzekutiv Michael Edwards), por kur bëhet fjalë për të vendosur për formacionin ose ekipin, ata ma lënë mua vendimin. Kjo nuk do të thotë që nuk flas me ta. Sidomos me Riçardin, jo me Michaelin. Vendimi për të futur një lojtar në fushë ose për ta pasur atë në skuadër është tërësisht i imi”, përfundoi ai.
PANORAMASPORT.AL








