TIRANË- Kryedemokrati Sali Berisha ka reaguar pasi Gjykata Kushtetuese pezulloi zgjedhjet në Tiranë. Në një pronocim për mediat, Berisha përshëndeti vendimin, duke e konsideruar një akt të një rëndësie të madhe në mbrojtje të Kushtetutës së vendit.
“Sot Gjykata Kushtetuese mori një vendim të cilin unë e përshëndes si një akt të një rëndësie të madhe në mbrojtje të Kushtetutës së vendit, në mbrojtje të kushtetutshmërisë së rendit. Përshëndes vendimin unanim të gjykatësve të cilët mbrojtën kushtetutën nga armiqtë e tyre.”, tha Berisha.
Gjykata Kushtetuese rrëzoi sot dekretin e Presidentit, Bajram Begaj për zgjedhjet e 9 nëntorit. Vendimi erdhi pasi Kushtetuesja u vu në lëvizje nga Erion Veliaj, i cili ankimoi vendimin e shkarkimit të tij si kryebashkiak i Tiranës./ZËRI




