Endri Shabani zgjidhet Avokat i Popullit! PD braktis votimin, Rama në Kuvend


Endri Shabani zgjidhet Avokat i Popullit! PD braktis votimin, Rama në

pamje nga Kuvendi

TIRANË– Kuvendi ka zgjedhur Endri Shabanin Avokat të Popullit me 85 vota pro. Kryeparlamentari Niko Peleshi hapi votimin për prezencën, por opozita refuzoi dhe u largua nga salla. 

Teksa Partia Demokrati braktisi sallën në shenjë bojkoti për votimin, kryeministri Edi Rama u paraqit në Kuvend për të votuar.  Pasi është zgjedhur Endri Shabani si Avokat i Popullit, Rama është larguar nga salla.

Votimi për kandidatët:

Tartar Bazaj / 1 pro / 79 abstenim, 7 kundër

Aranita Brahaj / 4 pro, 76 abstenim, 7 kundër

Skënder Haluci / 1 pro / 72 abstenim, 14 kundër

Adriana Kalaja / 0 pro / 69 kundër, 17 abstenim

Beism Ndregjoni / 0 pro, 61 abstenim, 25 kundër

Endri Shabani / 85 vota pro, 0 abstenim, 3 kundër

Poll



Source link

Scroll to Top