“Për të ula në stol Pogba”, Murinjo zbulon dhuratën e MekTominej pas ndeshjes me Napolin: Ishte minimumi, do më kujtojë derisa të bëhet 70

“Për të ula në stol Pogba”, Murinjo zbulon dhuratën e MekTominej pas ndeshjes me Napolin: Ishte minimumi, do më kujtojë derisa të bëhet 70

Dec 11, 2025 | 21:42






























Zhoze Murinjo u shfaq në konferencën për mediat pas ndeshjes së Ligës së Kampioneve mes Benfikës dhe Napolit, me një çantë në dorë. I ngacmuar se mos kishte sjellë dhurata me vete për gazetarët pas fitores së skuadrës së tij, Murinjo shpjegoi se në fakt ishte një dhuratë për të.

sadsadsdadsadasdasasddasdas

Aty ishte fanella e Skot MekTominej, i cili kishte debutuar në Ligën e Kampioneve me Mançester Junajtid pikërisht me Murinjon si trajner, e çuditërisht, në një ndeshje ndaj Benfikës.

“Çanta është e imja”, tha Murinjo duke treguar fanellën e MekTominej. “Isha unë që e aktivizova, ula në stol Pogba te Mançester Junajtid për të. Minimumi që mund të bënte ishte të më jepte fanellën.

Ai ishte i mërzitur, pasi kishin humbur, por kështu është Skot, kjo është natyra e lojtarëve fitues. Folëm për 5 minuta, edhe pse ishte shumë i mërzitur. Ai është i lumtur te Napoli, po kalon një moment të mirë. Kemi një lidhje të fortë, do më kujtojë derisa të bëhet 70”, tha Murinjo para gazetarëve.

PANORAMASPORT.AL

© Panorama.al



Te lidhura














 












Source link

Scroll to Top