Presidenti i Torinos “i tërheq veshin” Asllanit e Ismajlit: Merkato deri më sot nuk ka funksionuar

Presidenti i Torinos “i tërheq veshin” Asllanit e Ismajlit: Merkato deri më sot nuk ka funksionuar

Dec 11, 2025 | 15:11






























Urbano Kairo, presidenti i Torinos, ka prezantuar sot para mediave drejtorin e ri sportiv, Xhanluka Petraki, i cili ka marr vendin e Davide Vanjatit, i shkarkuar një ditë më parë nga detyra e tij.

asllani ismajli

Një vendim që ka shpëtuar për momentin trajnerin Marko Baroni, por ka dhënë një sinjal që gjërat nuk po shkojnë mirë në klubin të cilit në verë iu bashkuan Ardian Ismajli dhe Kristjan Asllani.

Dhe pikërisht merkato e verës e bërë nga drejtori sportiv paraardhës, ka qenë pika ku Kairo është mbështetur për të marrë vendimin e tij, duke e thënë hapur një gjë të tillë edhe në konferencën e sotme për mediat.

“Fushata e blerjeve, deri më sot, nuk ka dhënë frytet që shpresonim. Kjo nuk do të thotë që këto lojtarë nuk mund të japin rezultate dhe të bëjnë ndeshje të mira. Disa prej tyre kanë kaluar dëmtime, pastaj pret edhe më shumë pasi ke shpenzuar për ta. Unë pres që të nxjerrin në pah potencialin që kanë dhe të na japin rezultate të mira”, tha Kairo para gazetarëve.

Abukhlal, Israel, Pedersen, Asllani, Ngonge, Simeone, Nkunku, Biragi, Ismajli dhe Anjorin janë futbollistët që Torino ka afruar gjatë merkatos së verës.

PANORAMASPORT.AL

© Panorama.al



Te lidhura














 












Source link

Scroll to Top