Transgjinorët në sport, tenistja: Nuk është e drejtë, gratë nuk mund të përballen me burra biologjikë

Transgjinorët në sport, tenistja: Nuk është e drejtë, gratë nuk mund të përballen me burra biologjikë

Dec 11, 2025 | 13:00






























Tenistja Arina Sabalenka është e bindur se gratë transgjinore kanë avantazh fizik ndaj atyre biologjike dhe për këtë arsye nuk është dakord me pjesëmarrjen e tyre në sportin profesionist. Numri 1 i renditjes botërore e shprehu këtë mendim gjatë një podkasti me australianin Nik Kirgios, pak para ndeshjes së tyre “Beteja e Sekseve” që do të zhvillohet më 28 dhjetor.

sabalenka-665x492

“Është një pyetje e vështirë dhe nuk kam asgjë kundër tyre, por kam përshtypjen se do të kishin një avantazh shumë të madh ndaj të tjerave dhe nuk mendoj se është e drejtë që gratë të përballen me burra biologjikë. Nuk është e drejtë që një sportiste të ketë punuar gjithë jetën për të arritur maksimumin dhe pastaj të përballet me një burrë që është biologjikisht shumë më i fortë. Nuk jam dakord me këtë në sport”, tha Sabalenka.

Kirgios, kundërshtari i saj në ndeshjen e Dubait, i dha të drejtë duke shtuar: “E shprehu saktësisht siç duhet”. Sipas rregullave aktuale të “WTA”-s, një grua transgjinore mund të marrë pjesë në turne nëse ka deklaruar gjininë femërore për të paktën katër vjet dhe nëse ka mbajtur nivelin e testosteronit nën një prag të caktuar gjatë dy viteve të fundit.

BETEJA E SEKSEVE – Sabalenka, aktualisht numri një në botë dhe fituese e katër Grand Slameve, dhe Kyrgios, i cili ka luajtur vetëm pesë ndeshje në vitin 2025 për shkak të dëmtimeve, do të përballen më 28 dhjetor në një nga rastet e rralla në histori kur një tenist dhe një teniste luajnë kundër njëri-tjetrit në një ndeshje ekzibicioni. Takimi do të zhvillohet në formatin “më i miri në tre sete”, me një “super-tie-break” nëse shkohet në të tretin. Secili lojtar do të ketë vetëm një shans shërbimi në çdo pikë, për të zvogëluar ndikimin e goditjes së fuqishme të Kyrgios. Për më tepër, pjesa e fushës në të cilën do të luajë Sabalenka do të jetë pak më e vogël.

ARTIN LLESHAJ-PANORAMASPORT.AL

© Panorama.al



Te lidhura














 












Source link

Scroll to Top